​Gjendet i vdekur një 50-vjeçar në Tiranë, detajet e para

Kronikë e zezë

​Gjendet i vdekur një 50-vjeçar në Tiranë, detajet e para

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 22:07
Ilustrim

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e kësaj të shtune në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Mësohet se viktima është 50 vjeç dhe kanë qenë kalimtarët e rastit ata të cilët kanë parë të shtrirë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë me dije.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat