Mitrovicasit ia vjedhin 1 mijë euro nga banka

Kronikë e zezë

Mitrovicasit ia vjedhin 1 mijë euro nga banka

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Një burrë nga Mitrovica e Veriut të premten ka raportuar në Polici se i janë vjedhur 1 mijë euro nga llogaria bankare.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i njëjti ka thënë se dyshon që paratë ia ka vjedhur një burrë tjetër.

Të cilit ia kishte dhënë veturën për regjistrim, ku kishte lënë edhe kuletën me dokumente.

Policia ka njoftuar se rasti është hapur si “Hyrje në sistemin kompjuterik” dhe shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat