Trafik në Durrës-Tiranë, Policia: Përdorni akset alternative, rruga e Ndroqit dhe Elbasan-Tiranë

Kronikë e zezë

Trafik në Durrës-Tiranë, Policia: Përdorni akset alternative, rruga e Ndroqit dhe Elbasan-Tiranë

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 18:39
Ilustrim

Policia e ka një zgjidhje për pushuesit që kthehen në kryeqytet në fundjavë në kushtet kur autostrada Durrës –Tiranë është e ngarkuar.

Nuk bëhet fjalë për marrjen e ndonjë mase, për shmangien e trafikut, por autoritetet e rendit janë mjaftuar  vetëm me një udhëzim drejtuar shoferëve.

Nëse doni të shmangni mbi ngarkesën e Durrësit në Tiranë për të mbërritur në kryeqytet, duhet të përdorni rrugën alternative, atë të Ndroqit.

Rruga tjetër e rekomanduar nga policia është rruga Elbasan-Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat