Policia largon një granatë dore nga qendra e Mitrovicës

Kronikë e zezë

Policia largon një granatë dore nga qendra e Mitrovicës

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Në orët e hershme të mëngjesit sot është raportuar për një mjet shpërthyes në qendër të Mitrovicës.

Lajmin  e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiri.

Sipas tij, gjatë natës është raportuar për një mjet shpërthyes në qendër të qytetit mirëpo me intervenimin e policisë Zahiti bën të ditur se mjeti i pa shpërthyer është deminuar dhe është larguar nga vendi.

Gjatë natës në rrugën ” Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, është raportuar për një mjet të pa shpërthyer ( granatë dore) njësitet përkatëse policore për deminim janë marrë me rastin dhe kanë larguar mjetin”, ka deklaruar Zahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat