Dy të lënduar dhe tre të arrestuar pas një përleshje në Gjakovë

Kronikë e zezë

Dy të lënduar dhe tre të arrestuar pas një përleshje në Gjakovë

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një përleshje që ka ndodhur në Gjakovë datë ditës së sotme.

Policia me këtë rast i ka arrestuar tre persona.

Kështu tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

“Mund të ju konfirmoj se sot me datë 08.06.2022 rreth orës 15:30 Policia në Gjakovë është njoftuat për një rast rrahje. Patrulla policore ka dalë në vendngjarje dhe kanë arrestuar tre përsona të moshës madhore. Dy nga të dyshuarit kishin pësuar lëndime të lehta trupore” – tha Elezaj.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori publik me rekomandim e të cilit rasti vazhdon në procedurë te rregullt. Rasti është duke u hetuar si lëndim i lehtë trupor dhe kanosje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat