Gjendet i vdekur një 27-vjeçar në Gjilan

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një 27-vjeçar në Gjilan

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur në Gjilan.

Në orën 07:25 të mëngjesit, një 27-vjeçar në këtë komunë është gjendur pa shenja jete.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit.

“Ju njoftoj se sot rreth orës 07 e 25 Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale në Gjilan është njoftuar për një rast ku një person është gjet pa shenja jete në një shtëpi pranë rrugës “Tranzit” në Gjilan. Ekipet e hetuesve dhe forenzikës rajonale në bazë të ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë konstatuar se personi i pajetë, pa shenja dhune në trup është shtetas i Kosovës i lindur me (1995) me banim në Gjilan”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Detaje tjera rreth këtij rasti nuk dihen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat