Katër të mitur rrihen mes vete në Ferizaj, përdorën mjete të forta

Kronikë e zezë

Katër të mitur rrihen mes vete në Ferizaj, përdorën mjete të forta

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 10:57
Ilustrim

Katër persona (të mitur) janë rrahur mes vete duke përdorur mjete të forta.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 00:07 në rrugën “Besnik Osmani”, në Ferizaj.

Tutje në raport, bëhet e ditur se si pasojë e rrahjes të miturit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Pas një mosmarrëveshje verbale katër të dyshuar  meshkuj kosovar ( të mitur)  janë rrahur mes veti me mjete të forta. Si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat