24-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij në Pejë, dalin detaje nga policia

Kronikë e zezë

24-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij në Pejë, dalin detaje nga policia

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Një 24-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Pejë, sot rreth orës 05:30 të mëngjesit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sot rreth orës 05:30 policia është njoftuar nga familjarët që e kanë gjet viktimën në banesë të shtrirë. Policia ka dal në vend të ngjarjes, po ashtu dhe emergjenca dhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e tij. Prokurori i rastit urdhëroi që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion. Ndërkaq, rasti cilësohet si ‘hetim i vdekjes’“, ka thënë ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat