​Ndalohet një rast kontrabande me migrantë palestinezë

Kronikë e zezë

​Ndalohet një rast kontrabande me migrantë palestinezë

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Policia Kufitare e Kosovës sot rreth orës 13:00, në Hanin e Elezit, në linjën hyrëse në terminalin doganor, ka identifikuar tre shtetas të Palestinës, të cilët po tentonin të hynin ilegalisht në vendin tonë.

Të njëjtit janë gjetur të fshehur nën rimorkio te konstrukti i karrocerisë te goma rezervë në një kamion me targa të Turqisë.

Fillimisht të njëjtit janë nxjerrë nga vendi ku ishin fshehur dhe për shkak të gjendjes shëndetësore menjëherë iu është ofruar ndihmë mjekësore.

Pas ofrimit të ndihmës së parë këtyre personave nga ekipet kompetente mjekësore janë kryer procedurat tjera dhe me rastin janë marrë njësiti i hetimeve dhe ai për migrim, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat