Për 50 cent shoferi dhe kondukteri i autobusit ushtrojnë dhunë tek udhëtari

Kronikë e zezë

Për 50 cent shoferi dhe kondukteri i autobusit ushtrojnë dhunë tek udhëtari

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Një javë më parë ka ndodhur një rrahje afër Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Shoferi i autobusit “24 Yjet” bashkë me kondukterin kanë ushtruar dhunë tek një udhëtar.

Siç tregojnë burimet e medias dhe siç dëgjohet në videon e siguruar, rrahja ka ndodhur veç për mospagesë të biletës së autobusit, çmimi i së cilës është 50 cent.

“Ti me kanë njeri e kishe pagu biletën”, dëgjohet në video.

Pas kësaj, të tre dalin jashtë autobusit dhe kondukteri fillon ta godasë udhëtarin, derisa shoferi shihet se e kap për krahu.

Më poshtë pamjet:

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat