Rrahje mes disa personave në Fushë-Kosovë, theret me thikë një person

Kronikë e zezë

Rrahje mes disa personave në Fushë-Kosovë, theret me thikë një person

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Një rrahje në mes të disa personave raportohet se ka ndodhur të mërkurën në Fushë Kosovë.

Policia njofton se njëri nga personat e përfshirë në rrahje është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për tretman mjekësor.

“Rr. e Pejës, Fushë Kosovë 22.06.2022 – 00:10. Raportohet për një rrahje në mes të disa personave ku si pasojë viktima mashkull kosovar është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti në polici është hapur si “Pjesëmarrje në rrahje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat