​Plaçkiti ish-të dashurën, arrestohet një person në Rugovë të Gjakovës

Kronikë e zezë

​Plaçkiti ish-të dashurën, arrestohet një person në Rugovë të Gjakovës

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 19:22
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me inicialet L.H. (1989), shtetas kosovar, pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale grabitje.

Sipas njoftimit të policisë, sot rreth orës 05:45 në Stacionin Policor në Prizren, viktima A.L., shtetase e Shqipërisë, me banim në Prizren, ka raportuar se sot rreth orës 05:35 në banesën e saj kishte shkuar ish-i dashuri i saj, i cili ia kishte dëmtuar derën e banesës e pastaj ishte futur dhunshëm në dhomën e gjumit.

I dyshuari e kishte kanosur me jetë viktimën duke ia drejtuar një armë të shkurtër (pistoletë), pas së cilës me forcë ia kishte tërhequr nga qafa një zinxhir ari, një unazë, një orë të dorës, dy çanta si dhe pasaportën e Shqipërisë.

I dyshuari ishte larguar nga banesa me një veturë Mercedes ngjyrë hiri me targa vendore.

Në bazë të provave të besueshme dyshohet se edhe më herët i dyshuari e ka kanosur viktimën, por rasti nuk është raportuar në polici.

Për rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili urdhëron që rasti të iniciohet grabitje.

Policia e Kosovës në Prizren, kanë realizuar një urdhër kontroll të gjyqtarit të procedurës paraprake, ku kanë kryer një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit në Rugovë të Gjakovës.

I dyshuari nuk ishte në shtëpi, por i njëjti pasi është kontaktuar përmes telefonit, ai është e paraqitet në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizren.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ku me urdhër të Prokurorit të shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat