Dyshohet se vodhën rreth 200 litra naftë, arrestohen dy burra

Kronikë e zezë

Dyshohet se vodhën rreth 200 litra naftë, arrestohen dy burra

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra në Obliq, meqenëse të njëjtit dyshohen se kanë vjedhur rreth 200 litra naftë nga rezervarët e një kamioni.

Pas intervistimit, të dy janë dërguar në mbajtje.     

“Obiliq 22.06.2022 – 19:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, nën dyshimin se nga rezervarët e një kamioni me targa vendore kanë vjedhur rreth 200 litra derivate.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat