​Arrestohet një i dyshuar për vjedhje të veturës

Kronikë e zezë

​Arrestohet një i dyshuar për vjedhje të veturës

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 16:45
Ilustrim

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Kllokot ka arrestuar sot një person të dyshuar se më 17 janar 2022 ka kryer vjedhjen e një veture.

B.R. (1983) është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, i cili ka pranuar veprën në tërësi dhe ka deklaruar se automjetin e vjedhur e ka shitur tek i dyshuari shqiptar kosovar Z.D. (1982).

I njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim në prezencë të avokatit mbrojtës për veprën penale blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, i cili po ashtu ka pranuar se ka blerë veturën nga i dyshuari.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili urdhëron që i dyshuari i parë të dërgohet në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i dytë të lirohet në procedurë të rregullt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat