Aksident në rrugën Prizren-Reçan, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Prizren-Reçan, lëndohen tre persona

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 00:15
Foto ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prizren-Reçan. 

Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit, i cili tha se në aksident janë përfshirë një kamion me targa nga Shqipëria dhe një furgon. 

Aksidenti ka ndodhur kur një vozitësi i kamionit duke u munduar t’ i shmanget shembjes së gurëve kalon në anën e kundër dhe godet furgonin me targa vendore. 

“Si pasojë e kësaj lëndim marrin dy udhëtarët dhe vozitësi. Ndihmë mjekësore e kanë kërkuar tre persona të cilët pas trajtimi janë lëshuar në shtëpi”, ka thënë Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat