Vrasje në tentativë në Komoran

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Komoran

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar për një rast të vrasjes në Tentativë në fshatin Komoran të Drenasit.

Siç bëhet e ditur Policia ka arrestuar dy persona dhe ka konfiskuar dy revole dhe pesë fishekë.

“VRASJE NË TENTATIVË / Fsh. Komoran , Gllogoc 24.06.2022-13:49 Është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe 5 fishekë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat