Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në QKUK.
Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se një grua, gjersa ishte në trajtim mjekësor si pasojë e komplikimeve në zemër ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi.
Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë.