Gruaja në Gjilan e denoncoi partnerin për dhunë, ja çka i gjeti Policia atij

Kronikë e zezë

Gruaja në Gjilan e denoncoi partnerin për dhunë, ja çka i gjeti Policia atij

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Një grua mbrëmë në Gjilan e ka denoncuar për dhunë fizike partnerin e saj, me të cilin kishte bashkëjetuar për tre muaj.

Pas denoncimit të saj, me urdhër të prokurorit, është kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit.

Siç njofton Policia, në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë, karikatori me gjashtë fishekë dhe dy pako me fishekë, gjithsej 56 fishekë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është arrestuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.

Ndaj tij është iniciuar rasti “Dhunë në familje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.

“DHUNË Në FAMILJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE&KANOSJE|Gjilan, 24.06.2022-21:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar tre(3) muaj. Me urdhër të prokurorit është kontrolluar banesa e të dyshuarit dhe është gjetur dhe konfiskuar :një pistoletë, karikatori me gjashtë(6) fishekë si dhe dy pako me fishekë- gjithsejtë 56 fishekë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat