Dyshohet se e keqtrajtoi fëmijën 1 vit e gjysmë, arrestohet nëna në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Dyshohet se e keqtrajtoi fëmijën 1 vit e gjysmë, arrestohet nëna në Mitrovicë

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Dje në mesditë, është arrestuar një grua në rrugën “Artim Jashari”, në Mitrovicë.

Ajo dyshohet se e ka keqtrajtuar fëmijën e saj një vit e gjysmë.

Siç njofton Policia, fëmija i është lënë nënës së të dyshuarës, për përkujdesje.

E dyshuara, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndaj saj është iniciuar rasti “Keqtrjatim apo braktisje e fëmijës”.

“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJES | Rr. Artim Jashari 25.06.2022-11:53. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta është takuar duke e keqtrajtuar fëmiun e saj një vit e gjashtë muaj. Fëmiu iu është dhënë në përkujdesje  nënës së të dyshuarës.E dyshuara me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat