​Sulmohet nga hajnat, një i arrestuar dhe tre në arrati

Kronikë e zezë

​Sulmohet nga hajnat, një i arrestuar dhe tre në arrati

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se i kishte vërejtur katër persona duke vjedhur në shtëpinë e tij.

Viktima kishte arritur ta identifikojë njërin nga të dyshuarit, ku e kishte kapur dhe kishte tentuar ta ndalojë por që i dyshuari mashkull kosovar sulmon viktimën dhe arrin të largohet së bashku me të dyshuarit e tjerë. 

Rasti ka ndodhur dje në Gjakovë, ku më pas i dyshuari i identifikuar arrestohet dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Ndërsa tre personat e tjerë gjenden në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat