Përleshen në mes vete tre persona në Prishtinë, plagoset njëri prej tyre

Kronikë e zezë

Përleshen në mes vete tre persona në Prishtinë, plagoset njëri prej tyre

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Një person është plagosur në Prishtinë, pas një përleshjeje me dy të tjerë.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje  janë rrahur mes veti tre meshkuj kosovar, ku njëri nga ta është plagosur me armë zjarri.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Në vend ngjarje janë gjet dhe konfiskuar një revole e llojit TT me një fishek dhe dy gëzhoja të kalibrit 7.62mm dhe një qese me marihuanë”, thuhet në raportin e policisë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas  intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat