Kapet në Lipjan i kërkuari për mashtrim nga Policia në Pejë

Kronikë e zezë

Kapet në Lipjan i kërkuari për mashtrim nga Policia në Pejë

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një person që po kërkohej si i dyshuar për veprën penale “Mashtrim”, nga Drejtoria Rajonale në Pejë.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari B.A., 40-vjeçar që gjendej në arrati, u kap në orët e pasdites, në fshatin Gadime të Lipjanit dhe më pas u dërgua në stacionin policor në Pejë.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër që i njëjti të ndalohet për 48 orë.

Dhe të dërgohet në mbajtje, teksa më pas të ndërmerren veprimet e tjera hetimore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat