Sulmohet seksualisht një vajzë në Fushë Kosovë, i dyshuari lirohet

Kronikë e zezë

Sulmohet seksualisht një vajzë në Fushë Kosovë, i dyshuari lirohet

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 10:17
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një mashkull.

Në raportin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur të dielën pasdite në Fushë Kosovë, përcjell Ballkani.info

“SULM SEKSUAL/F. Kosovë 26.06.2022-18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar” , thuhet në raportin e PK-së

Sipas policisë i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat