I dehuri gjuan me armë zjarri në një lokal në Mitrovicë

Kronikë e zezë

I dehuri gjuan me armë zjarri në një lokal në Mitrovicë

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 10:43
Ilustrim

Një i dehur ka gjuajtur me armë zjarri dje në një lokal në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar: tri gëzoja, një fishek dhe tri predha të fishekëve të armës së zjarrit, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËGJITHSHËM & ARMËMBAJTJE PA LEJE /Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë 26.06.2022 – 03:01. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur në një lokal kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshemesë. Nuk raportohet për lëndime në njerëz. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar: tri gëzoja, një fishek dhe tri predha të fishekëve të armës së zjarrit, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë . Në konsultim me prokurorin, pasi iu nënshtrua procedurave të parapara i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat