Shqiptari merr veturën me qira në Mal të Zi dhe ia shet vëllait në Lipjan

Kronikë e zezë

Shqiptari merr veturën me qira në Mal të Zi dhe ia shet vëllait në Lipjan

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur në Lipjan, ku gjatë ditës së djeshme është denoncuar një rast i shpërdorimit të pasurisë së huaj, nga një shtetas i Malit të Zi. Mësohet se ankuesi është pronari i një kompanie ‘Rent a Car’ në Budva, i cili ka raportuar në Policinë e Kosovës se një shqiptar nga Kosoca e ka marrë një veturë me qira dhe nuk e ka kthyer.

Pasi Policia ka identifikuar të dyshuarin, ka shkuar te shtëpia e tij, ën fshatin Resinovc, për të marrë një deklaratë lidhur me rastin. Por përveç që s’ishte në shtëpi, ai nuk ndodhet as në Kosovë. Sipas familjarëve të tij, D.S., ka shkuar në Rusi, ndërsa veturën ia ka shitur vëllait.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Policia e ka gjetur veturën në oborrin e vëllait të të dyshuarit, pasi ai ia kishte shitur për rreth 3500 euro.

Automjeti është sekuestruar përkohësisht nga Policia, teksa kanë nisur hetimet për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat