Katër të lënduar në një vetaksident në Llapushnik

Kronikë e zezë

Katër të lënduar në një vetaksident në Llapushnik

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Llapushnik.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

“Në ora 13:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Njësia policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, nga aty ka njoftuar se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet relevante policore janë duke u marrë me aksidentin”- tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat