E shkel me motoçikletë policin, arrestohet

Kronikë e zezë

E shkel me motoçikletë policin, arrestohet

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Është arrestuar një person i cili dyshohet se me motoçikletë e ka goditur një zyrtar policor.

Rasti ka ndodhur në Lipjan të martën rreth orës 11:35.

I lënduari ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si “Sulm ndaj personave zyrtarë”, njofton raporti 24 orësh i policisë.

"Rr. Lidhja e Prizrenit, Lipjan 28.06.2022 – 11:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti me motoçikletë ka goditur zyrtarin policor mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje", tha PK.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat