​Arrestohet një 33-vjeçar për dhunë familjare në Shtime

Kronikë e zezë

​Arrestohet një 33-vjeçar për dhunë familjare në Shtime

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 21:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Shtime personin me inicialet J.M. (33) pasi që kishte rrahur gruan e tij.

Në njoftimin për media thuhet se rasti kishte ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje dhe se bashkëshortja E.M. (33) kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit i njëjti ndalohet në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat