​Rrahje në Skenderaj, ndalohet 66 vjeçari

Kronikë e zezë

​Rrahje në Skenderaj, ndalohet 66 vjeçari

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Një 66 vjeçar me inicialet B.M, është ndaluar nga policia në Skenderaj për shkak se i njëjti ditë më parë për shkak të një mosmarrëveshje ka ardhur deri te lëndimi fizik i viktimës.

Sipas Policisë, me datën 27.06.2022 në Stacionin Policor Skenderaj është raportuar për një mosmarrëveshje, ku si pasojë e saj ka ardhur deri te lëndimi fizik i viktimës, dhe ndaj dy të dyshuarve është hapur rasti ,,Lëndim i lehte trupor”, i cili ka mbetur të hetohet në procedurë të rregullt.

“Kurse dje me datën 29.06.2022 pas pranimit të disa informatave për njërin nga të dyshuarit të cekur me lartë, personi i dyshuar B.M., 69 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor, ku dhe është intervistuat në prani të avokatit të tij mbrojtës.

Pas intervistimit, të të dyshuarit B.M., 66 vjeçar me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, kurse rasti vazhdon të hetohet si vepër penale ‘lëndim i lehtë trupor’, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat