Dy të arrestuar në Prizren për substanca narkotike

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar në Prizren për substanca narkotike

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Prizren për shit-blerje të substancave narkotike.

Njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të njërit nga të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar 1.42 gramë substanca të dyshuara narkotike dhe një peshore digjitale.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit  njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat