“Po flen shumë edhe po rrin në telefon”/ Drenicaku sulmon gruan, përfundon në Polici

Kronikë e zezë

“Po flen shumë edhe po rrin në telefon”/ Drenicaku sulmon gruan, përfundon në Polici

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Shumë prej tyre nuk i denoncojnë burrat në momentin kur përjetojnë dhunën për shkak të frikës. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin Aqarevë të Skenderajt, gjatë ditës së djeshme.

Mësohet se një 50-vjeçar ka sulmuar bashkëshorten e tij për shkak të një konflikti që e nisi ai vetë, për shkak të gjumit dhe qëndrimit të gruas në telefon. Kjo e bëri atë që ta sulmojë gruan, duke e kapur për duarsh e goditur në qafë.

Përballë kësaj situate, viktima vendosi ta denoncojë atë se çfarë i ndodhi në shtëpi, me ç’rast Policia u aktivizua dhe shoqëroi në stacion policor palët. Mosmarrëveshja mes çiftit nisi pasi i dyshuari i kishte kërkuar gruas përgatitjen e ushqimit, duke e akuzuar me fjalët “po flen shumë ti edhe po rrin në telefon”.

Pas dhënies së deklaratave, gruaja është kthyer te prindërit e saj, aty ku ndihet më e sigurt, ndërsa ndaj të dyshuarit, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “sulm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat