Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, tre të lënduar

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë orëve të natës në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia bën të ditur se janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin E. Ç., me mjetin me drejtues shtetasin A. F.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi E. Ç., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër, 12 dhe 14 vjeç.

Ata ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat