Dalin detaje rreth djegies së kamionëve në Zubin Potok

Kronikë e zezë

Dalin detaje rreth djegies së kamionëve në Zubin Potok

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Tre kamionë janë përfshirë nga zjarri të shtunën në Zubin Potok. Lajmin e kishte konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Ai bëri të ditur se rasti është cilësuar si zjarr vënie dhe se pronarët e kamionëve janë shqiptarë.

Sipas policisë, zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin, por që dy nga kamionët janë djegur tërësiht ndërkaq njëri pjesërisht.

“Fsh. Zupce, Zubin Potok 02.07.2022 – 02:30. Dy ankues meshkuj kosovar kanë raportuar se, në rrethana të panjohura nga zjarri janë përfshirë automjetet e tyre (kamion). Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Si pasojë, dy kamion janë djegur tërësisht, ndërsa një pjesërisht. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat