“A bon mo kshtu bre pis, gruan ta q*”, nxehen gjakrat në komunikacion, kërcënohet qytetari dhe gruaja e tij

Kronikë e zezë

“A bon mo kshtu bre pis, gruan ta q*”, nxehen gjakrat në komunikacion, kërcënohet qytetari dhe gruaja e tij

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 09:01
Ilustrim

Shkeljet që bëhen në komunikacion nga shoferët, shpesh përcillen edhe me konflikte verbale mes pjesëmarrësve në trafik, madje ka raste kur eskalojnë.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën “Bujar Roka” në Gjakovë.

Mësohet se një qytetar ia drejtoi armën një 50-vjeçari, duke e kërcënuar me fjalë të ndryshme për shkak të një mosmarrëveshje mes tyre, derisa ishin në komunikacion.

I dyshuari, sipas burimeve brenda Prokurorisë iu është drejtuar viktimës me fjalët “A bon mo kshtu bre pis, t’u q* nana, gruan ta q*”.

Për të mos mbaruar me kaq, ai ka vazhduar ta kërcënojë viktimën dhe bashkëshorten e tij duke iu thënë “A e dini se çka ju bëj, ju q* p* e sames”.

Përballë kësaj situate, çifti ka vendosur ta njoftojë Policinë dhe e kanë denoncuar rastin që ndodhi. Zyrtarët policorë janë vënë në lëvizje dhe kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, ndaj të cilit, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale ‘kanosje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat