Arrestimi i dy personave në Gjilan, policia tregon se çfarë u gjeti të dyshuarve

Kronikë e zezë

Arrestimi i dy personave në Gjilan, policia tregon se çfarë u gjeti të dyshuarve

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka thënë detaje lidhur me arrestimin e dy personave në fashtin Bresalc të Gjilanit.

Sipas njoftimit thuhet se njësitet policore me urgjencë kane dalë në vend të ngjarjes ku janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri, dhe aty janë gjetur tri (3) gëzhoja të shkrepura.

“Nga njësitet policore të dyshuarit e rastit A.M. (1995) dhe A.M. (2000) shtetas të Republikës së Kosovës është arritur që të lokalizohen në fshatin Kishnapolë të komunës se Gjilanit dhe rrjedhimisht të arrestohen. Gjatë kontrollit të të dyshuarve janë gjetur pesë (5) plumba të cal. 6.35mm dy thika edhe një sasi e narkotikëve e dyshuar e llojit Marihuan me peshë 1.08 e cilat po ashtu është konfiskuar”, thuhet në njoftim.

I dyshuari A.M. (1995) është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe janë gjetë prova të qëndrueshme se ai ka shtënë me armë zjarri në lokacionin e lartshënuar dhe tregon se ku e ka fshehur armën.

Gjithashtu tek i dyshuari V.A. (1972) gjatë kontrollit është arrit të gjendet edhe një armë tjetër.

“Zyrtarët policor kanë konfiskuar si prova materiale për gjykatë, armët Zoraki M-906 dhe armën Ekol Jackal Dual compact, si dhe gjashtëmbëdhjetë (16) copë fishkë të pa shkrepur të armëve përkatëse. Të dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit lirohen në procedurë të rregullt ndërsa rasti procedohet ne Prokurorinë Themelore në Gjilan”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat