Gjuajtje me armë në Prekaz, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë në Prekaz, policia jep detaje

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në fshatin Prekaz të Poshtëm të Skenderajt. 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana.

“Sot me date 04.07.2022 rreth ores 01:30 eshte raportuar se sa ka qene nje automjet ne levizje eshte sulmuar me arme zjarri nga persona te panjohur.


Pas nje pune policore eshte arritur te identifikohet dhe te arrestohet personi i dyshuar A.J., 31 vjeçar, ku si prove materiale eshte konfiskuar nje arme, nje karikator i zbrazur dhe 8 gezhoja, me urdher te prokurorit te dyshuarit ne fjale ju ka caktuar masa ndalimit policor per 48 ore, dhe ndaj tij eshte iniciuar rasti vrasje ne tentative”, tha Pllana 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat