Grabitje e armatosur në pompën e derivateve në Prizren, ja sa para u vodhën

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në pompën e derivateve në Prizren, ja sa para u vodhën

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Policia njofton për një grabitje të armatosur në një pompë derivatesh në Piranë të Prizrenit.

Sipas raportit të policisë aty janë vjedhur 3 mijë euro.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE E ARMATOSUR/ Fsh. Piranë, Prizren 04.07.2022 – 00:50. Dy ankues meshkuj kosovarë kanë informuar se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në pompën e derivateve, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së zjarrit u ka grabitur rreth 3000 euro para të gatshme, rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat