Erdhi nga Norvegjia për pushime në Kosovë, dërgohet pa shenja jete në spitalin e Pejës

Kronikë e zezë

Erdhi nga Norvegjia për pushime në Kosovë, dërgohet pa shenja jete në spitalin e Pejës

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 08:45
Spitali i Pejës

Një vajzë është dërguar pa shenja jetë nga prindërit e saj në Spitalin e Pejës.

Sipas prindërve të viktimës, vajza kishte pasur probleme me frymëmarrje dhe të njëjtit kishin ardhur për vizitë në Kosovë, nga Norvegjia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/ Spitali Rajonal, Pejë 04.07.2022 – 19:06. Viktima femër shtetase e Norvegjisë është sjellë nga prindërit e saj në spital ku sipas mjekëve ishte pa shenja jete. Sipas prindërve të viktimës e njëjta ka pasur problem me frymëmarrje (astmë) dhe në Kosovë kanë ardhur për vizitë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat