E rëndë/ I biri e qëllon disa herë nënën me thikë në qafë

Kronikë e zezë

E rëndë/ I biri e qëllon disa herë nënën me thikë në qafë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 10:24
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në Dukat të Patosit.

30-vjeçari, Klaudio Çobaj plagosi me thikë nënë e tij, Donika Çobaj, 50 vjeç dhe u largua nga banesa.

Burimet bëjnë me dije se Donika Çobaj ka mbërritur në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Fierit.

Mësohet se ajo ka marrë plagë të rënda në të gjithë trupin, si rezultat i goditjes disa herë me thikë në pjesë të ndryshme, në qafë, bark dhe kofshë.

Deti tani nuk bëhen të ditura rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat