Sulmohet një person në Malishevë

Kronikë e zezë

Sulmohet një person në Malishevë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Një person pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dhe me mjet të fortë një person tjetër.

Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:00 në fshatin Lladroviq, të Malishevës.

Tutje bëhet e ditur se viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, sipas raportit mjekësor lëndimet e viktimës janë të natyrës së rëndë.

“Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht dhe me mjet të fortë viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, sipas raportit mjekësor lëndimet e viktimës janë të natyrës së rëndë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat