Parandalohet një rast i kontrabandës me emigrantë në Vërmicë, ishin futur në autoambulancë

Kronikë e zezë

Parandalohet një rast i kontrabandës me emigrantë në Vërmicë, ishin futur në autoambulancë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me emigrantë, në Vërmicë.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se gjashtë emigrantë janë hasur në një ambulancë.

“Sot, më 05.07.2022 rreth orës 05:30, patrulla policore nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Vërmicë, ka ndaluar një automjet, (auto-ambulancë) me targa vendore dhe gjatë kontrollimit, në automjet janë hasur gjashtë emigrantë ilegal (tre shtetas Sirian dhe tre shtetas nga Bangladeshi). I dyshuari mashkull, shtetas kosovar, i moshës 45 vjeçare është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar i PTH Prizren”, thuhet në njoftim.

Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore dhe emigrantët do të trajtohen në bazë të procedurave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat