Ferizaj: Arrestohet një person për dhunë në familje

Kronikë e zezë

Ferizaj: Arrestohet një person për dhunë në familje

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 09:25
Ferizaj

Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 20:20 ka pranuar një informacion se në rrugën “Luan Haradinaj” është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A. A. i moshës 36-vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet J. V. e moshës 28-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore, e cila për ndihmë mjekësore ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim trupor & Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat