​Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

 

Është arrestuar një person në Ferizaj, i cili ishte i kërkuar nga policia.

I arrestuari është 25 vjeçari G.H, i cili është i dyshuar për sulm, përcjell Klankosova.tv.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Sulmi’’, me dënim burgimi prej dhjetë (10)  ditëve, i cili më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”.

“Policia Rajonale e Ferizajt , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat