Kërcënoi gruan dhe demoloi shtëpinë, arrestohet 45-vjeçari në Kaçanik

Kronikë e zezë

Kërcënoi gruan dhe demoloi shtëpinë, arrestohet 45-vjeçari në Kaçanik

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 12:36
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Kaçanik ka arrestuar një person për “Dhunë në familje”.

Sipas Policisë, 45-vjeçari me inicialet A.B, fillimisht e ka kanosur gruan e tij e më pas ka dëmtuar gjësende në shtëpi.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe është intervistiuar nga hetuesit policor të Njësisë së Dhunës në Familje.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat