Makina me kanabis ngec në kanal, transportuesi fundos dhe ndihmësin, momenti i arrestimit nga policia

Kronikë e zezë

Makina me kanabis ngec në kanal, transportuesi fundos dhe ndihmësin, momenti i arrestimit nga policia

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 16:00
Gjendet një automjet në një kanal në Baltzë të Fierit

Ky është automjeti tip "Ford" me targa AB 121 GR, i cili dyshohet se në tentativë për tu larguar nga parcela me kanabis në zonën e Mujallisë, mbushur me kanabis, ka rënë në një kanal pa mundur dot të dalë prej aty.

Disa orë pas ngjarjes, e ndërsa vijon operacioni për asgjesimin e bimëve narkotike, mjeti tip "Ford" është nxjerrë nga kanali, ndërsa në pamjet në videon e siguruar nga Ora News duken edhe dy persona të prangosur,  të cilët janë shoqëruar nga policia e Fierit.

Gjendet një automjet në një kanal në Baltzë të Fierit, dyshohet se ka kanabis

Në ndihmë të drejtuesit të automjetit tip "Ford", ka shkuar një automjet tip "Benz" drejtuesi i të cilit po ashtu është shoqëruar nga blutë.

Mësohet se në automjetin tip "Ford" është gjetur edhe një sasi kanabisi, e futur në thasë plastikë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga ana e bluve.

Pritet që të kryhen veprimet përkatëse për të zbuluar se sa rrënjë kanabisi janë gjetur në parcelë dhe sasia e sekuestruar në automjetin tip "Ford", ndërkohë që mbetet për  të parë se sa janë të shoqëruarit që kanë lidhje me këtë ngjarje e lidhjen që mund të kenë me njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat