I dënuari për tentim vrasje shpallet në kërkim, u lirua për vikend por nuk u kthye më në Burgun e Dubravës

Kronikë e zezë

I dënuari për tentim vrasje shpallet në kërkim, u lirua për vikend por nuk u kthye më në Burgun e Dubravës

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 23:26
Ilustrim

Një i burgosur është arratisur pasi iu dha leja për vikend, por nuk u kthye më në burgun e Dubravës.

Mësohet ekskluzivisht se bëhet fjalë për të dënuarin F.S., 59-vjeçar i cili ishte shpallur fajtor për tentim vrasje.

Burimet thonë se i burgosuri ishte lejuar që të largohej nga burgu për dy ditë dhe të kthehej sot, në burgun e Dubravës, ku po vuante dënimin, por kjo nuk ndodhi.

Leja që iu aprovua, siç duket i kushtoi këtij institucioni, pasi i burgosuri është arratisur dhe tashmë kanë nisur hetimet për kapjen e tij.

Sipas informatave të para, rastin e ka denoncuar në Polici në zyrtar i Qendrës Korretkuese në Dubravë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat