Një person ka njoftuar Policinë se lokali i tij ishte përfshirë nga zjarri të premten në Prizren.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe fikin zjarrin, ka njoftuar Policia të shtunën.
“INCIDENT ZJARRI / Rr. Njazi Alishani, Prizren 22.07.2022-14:45.Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se lokali i tij ishte përfshirë nga zjarri. Në vendngjarje kanë dalur njësitet e zjarrfikësve të cilët kanë arritur që ta lokalizojnë dhe fikin zjarrin.
Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, njofton Policia.