Kapet duke vozitur 111 km në orë, i merret patentë-shoferi një 23-vjeçari në Ferizaj

Kronikë e zezë

Kapet duke vozitur 111 km në orë, i merret patentë-shoferi një 23-vjeçari në Ferizaj

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 16:00 ka ndaluar një ngasës automjeti për tejkalim shpejtësie në rrugën “Driton Islami”, ku në zonën e kufizimit 50 km në orë zhvilloi shpejtësi 111 km në orë.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet Q.J. (23) i shqiptoi gjobë 500 euro, pesë pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse - heqje e patentë shoferit.

Policia Rajonale e Ferizajt, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes, pasi veprimet e tilla rrezikojnë jetën tyre dhe pjesëmarrësve në komunikacion.

Policia fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat