Burri nga Drenasi e bën për spital gruan e tij

Kronikë e zezë

Burri nga Drenasi e bën për spital gruan e tij

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Gratë janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familjet e Kosovës. Çdo ditë e më shumë ato përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre, por jo gjithmonë burrat e dyshuar përfundojë në ndalim.

Për një rast të tillë, Prokuroria ka nisur hetimet gjatë ditës së djeshme pas denoncimit të një gruaje nga fshati Korroticë e Epërme e Drenasit.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e çiftit, ku burri po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, për motive ende të panjohura. Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe më pas ka dhënë deklaratë për rastin.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka vendosur që ta hetojë në procedurë të rregullt të dyshuarin, ndaj të cilit është iniciuar rasti “dhunë në familje”, ndërkohë akoma nuk dihet arsyetimi i Prokurorisë për lirimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat