Vdekja e 46 vjeçarit në Prishtinë, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Vdekja e 46 vjeçarit në Prishtinë, policia jep detaje

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 09:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person (46 vjeç) është gjetur pa shenja në një lokal sot rreth 08:00 në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 46 vjeç.

“Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një lokal në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 46 vjeç”, tha Ahmeti.

Sipas saj, policia ka nisur hetimet e rastit si vdekje e dyshimtë.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë tutje Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat